Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen e turistëve çekë në Shqipëri

Tiranë 5 korrik 2015 (MIA) -  Policia e Shkodrës është në ndjekje të shtetasit shqiptar Sokol Fran Mjacaj, si i dyshuar kryesor në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svato dhe Anna Kosinova, njofton ATSH-ja.

Në operacionin për kapjen e autorit të dyshuar janë angazhuar rreth 350 forca policie dhe FNSH-je, të cilët raportohet në media se kanë rrethuar një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku mendohet se fshihet 20-vjeçari, për të cilin dyshohet se është i armatosur.

Mjacaj ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një të mituri, në vitin 2010.

Burime të Policisë kanë bërë të ditur në media se është vërtetuar shkencërisht përmes gjurmëve në mjetin e viktimave se Mjacaj është autor i krimit. Mjacaj sipas mediave konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.

Ai u lirua nga burgu para një muaji. Dy turistët çekë, Michal Svato dhe Anna Kosinova u vranë mbrëmjen e së premtes në afërsi të fshatit Prekal në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se dy turistët janë vrarë me plumba pas koke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail