Komisioni Evropian e respekton rezultatin nga referendumi në Greqi

Bruksel, 6 korrik 2015 (MIA) - Komisioni Evropian e merr parasysh dhe e respekton rezultatin e referendumit në Greqi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në kumtesën e liferuar mbrëmë nga Qeveria joformale e Bashkimit Evropian dhe pas "jo"-së të fuqishme të popullit grek të thënë për referendumin për pranimin e masave për kursim nga kreditorët ndërkombëtarë, theksohet edhe se kryetari Zhan Klod Junker mbrëmë dhe gjatë ditës së nesërme do të konsultohet me udhëheqësit e zgjedhur demokratikë të 18 vendeve të tjera anëtare të eurozonës, si dhe me udhëheqësit e institucioneve të BE-së.

"Sot ai do të realizojë lidhje konferenciale midis 'Euro-institucioneve' (me kryetarin e Euro-Samitit, me kryetarin e Eurogrupit dhe me kryetarin e Bankës Qendrore Evropiane). Junker ka për qëllim të drejtohet në Parlamentin Evropian në Strasburg të martën", thekson Komisioni Evropian në kumtesë.

Mossuksesi i referendumit në Greqi është një goditje e fuqishme për vetë Komisionin dhe për të gjitha institucionet e BE-së, duke e pasur parasysh atë që personalisht Junkeri dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të BE-së janë përfshirë në fushatën për referendumin në Greqi, duke kërkuar që grekët të thonë "po" për masat për kursime dhe reforma, gjë që nuk ndodhi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail