Viktoria Nuland vjen në Prishtinë për Gjykatën Speciale

Prishtinë, 7 korrik 2015 (MIA) - Ndërkombëtarët do ta shtojnë këtë javë presionin për miratimin në Kuvend të Gjykatës Speciale.

Burimet i kanë konfirmuar KTV-së se më 12 dhe 13 korrik (e diel dhe e hënë) në Kosovë për vizitë do të qëndrojë ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland.

Diplomatja amerikane do të takohet me presidentet e republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Jashtme Hashim Thaçi.

Vizita e saj pritet të jetë vendimtare për të bindur të pabindurit e PDK-së që t’i hapin rrugë krijimit të Speciales.

Siç merr vesh KTV-ja, Qeveria mund të provojë të premten kalimin e Speciales, por gjasat më të mëdha janë që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht pas vizitës së Nuland, javën e ardhshme.

Nuland njihet si një prej diplomateve më të rrepta të administratës amerikane. Në një audio-xhirim të publikuar para pak kohësh ajo ishte dëgjuar duke e sharë BE-në për shkak të situatës në Ukrainë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail