Politikanët gjermanë nën presion të opinionit dhe kohës

Berlin, 7 korrik 2015 (MIA) - Gjendja në të cilën gjenden kancelarja gjermane Angela Merkel dhe partnerët e saj në Qeveri, e pasqyron faqen e parë të gazetës më me tirazh në Gjermani dhe në Evropë "Bild", lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Berlini.

"Bild", e cila edhe në të kaluarën ka shprehur tone të ashpra ndaj sjelljes së Greqisë, sot në faqen e parë kërkon që Gjermania të mos jep miliarda të reja euro për shpëtimin e anëtares gati të falimentuar të eurozonës.

Gazeta përmes fotomontazhit, ku kancelarja mban helmet prusian siç ka mbajtur kancelari i madh gjerman Oto fon Bizmard, kërkon "lider të hekurt" për vendin, respektivisht Merkel të jetë e ashpër dhe të mos lëshojë pe para kërkesave të reja të Greqisë.

Në situatë kur duhet të mendojë për votuesit e saj, të cilët sipas anketave, e humbin durimin për Greqinë, dhe në të njëjtën kohë nuk ka mirëkuptim as nga bashkëpartiakët e saj në Unionin Kristiano-Demokratik (CDU) dhe partnerët në Qeveri nga Unioni Kristiano-Social (CSU) dhe Partisë Social Demokratike e Gjermanisë (SPD), Merkel duhet të balancojë.

Si lidere e vendit më të pasur në Union, ajo duhet të bëjë gjithçka që ta mbajë Greqinë në BE, pasi askush tani për tani nuk di se çfarë pasojash mund të shkaktojë i ashtuquajturi "grekzit" për tregjet evropiane dhe botërore, dhe në të njëjtën kohë duhet t'i kënaq votuesit e vet, të cilët janë të lodhur nga harxhimi i vazhdueshëm i parave të tyre për shpëtim të, sipas tyre, Greqisë së "papërgjegjshme".

Me porosit e veta për shfrytëzimin e çdo mundësie për shpëtim të Greqisë dhe për respektimin e rregullave të eurozonës, Merkel tani për tani kishte sukses për t'i kënaqur të dy palët, por pyetja është se sa gjatë mund ta bëjë atë, pasi zëvendësi i saj dhe lider i SPD-së Zigmar Gabriel haptazi porositi se Gjermania nuk duhet të jetë tolerante ndaj Greqisë dhe me këtë, edhe ministri i Financave Volfgang Shojble, fiton pika në opinion, i cili vendos se kush do ta udhëheq Gjermaninë.

Krahas presionit nga opinioni gjerman, Merkel ballafaqohet edhe me presionin indirekt nga një pjesë e opinionit dhe politikës evropiane.

Gjermania është një nga vendet e ralla që haptazi nuk e hodhi poshtë mundësinë për daljen e Greqisë nga eurozona. Për dallim nga Spanja, Franca dhe Italia, të cilët tregojnë tone më të qeta ndaj Greqisë dhe japin hapësirë për marrëveshje me çdo kusht, sinjalet gjermane janë shumë të ashpra, gjë që vendin në të ardhmen mund ta vendosin në vendin e të akuzuarit nëse me të vërtet vjen deri në "grekzit", e më vonë edhe deri në krizë të euros.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail