Angela Merkel e fillon turneun nëpër Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 8 korrik 2015 (MIA) - Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, sot e fillon vizitën dyditore në Ballkanin Perëndimor.

Merkeli pas vizitës së sotme në Tiranës, do të shkojë në bisedime me liderët shtetërorë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Është paraparë që Merkeli të takohet me kryeministrat e këtyre vendeve dhe me ta t'i shqyrtojë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet energjetike.

Në Sarajevë, Merkeli do ta vizitojë ekspozitën, dedikuar masakrës në Srebrenicë në vitin 1995.

Merkel në Tiranë pritet të arrijë pasdite, ku përveç takimeve me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me shefin e shtetit Bujar Nishani, do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik. Është paraparë vonë pasdite Merkeli nga Tirana të shkojë për në Beograd.

Masat të cilat do të ndërmerren për vizitën e kancelares gjermane në Tiranë do të jetë identike me ato të qëndrimit të Papa Françeskut më 22 shtator të vitit të kaluar dhe vizita e kryeministrit serb Aleksandar Vuqiq më 26 dhe 27 maj, kur për siguri janë kujdesur mbi 1.500 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe gardianë, ndërsa qytetin e kanë kontrolluar edhe helikopterë policorë.

Vizita e Merkelit do të jetë e dyta e një kancelari gjerman në Shqipëri pas vitit 1999, kur Tiranën e ka vizituar Gerhard Shreder, 12 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis ish-Gjermanisë Perëndimore dhe Shqipërisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail