PE-ja e miratoi tekstin e rezolutës për Srebrenicën

Strasburg, 8 korrik 2015 (MIA) - Përfaqësuesit e grupeve udhëheqëse politike  në Parlamentin Evropian sot e miratuan projekt rezolutën për Srebrenicën, për të cilën nesër do të votohet në seancën plenare në Strasburg.

Siç transmetoi Tanjug, rezoluta për Srebrenicën u vendos në rend dite pasi paraprakisht u hodh poshtë propozimi i eurodeputetit kroat Ivan Jakovçiç për sjelljen e tij gjatë muajit dhe më pas të pranohet sjellja me procedurë të jashtëzakonshme.

Në projekt, që rezulton me pajtueshmërinë e propozimit që dje e parashtruan përfaqësuesit e  shtatë grupeve të deputetëve (popullata, socialistë, liberalë, të gjelbërit, konservatorët dhe dy partitë më të vogla euroskeptike) ashpër e dënuan krimin në Srebrenicë, i cili në pajtim me aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë shënohet si gjenocid.

Si përgjegjës për ekzekutimin masiv të më shumë se 8.000 burrave dhe djemve mysliman nga Srebrenica, projekti i cakton "forcat e serbëve boshnjakë nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, me pjesëmarrje të njësive paraushtarake dhe jo të rregullta".

Në tekstin e dakorduar përkujtohet se rreth "200 persona nga Srebrenica ende llogariten si të zhdukur, si dhe se mijëra gra dhe fëmijë janë deportuar, ndërsa shumë gra edhe janë përdhunuar".

Në projekt rezolutën theksohet edhe përgjegjësia e Kombeve të Bashkuara, të cilët nuk e kanë plotësuar mandatin për ta mbrojtur popullatën në "zona të mbrojtura".

Në dokument, më ashpër dënohet jo vetëm gjenocidi në Srebrenicë, por edhe të gjitha krimet në luftën në ish-Jugosllavinë, ndërsa familjeve të viktimave u dërgohen telegram ngushëllime.

Nga liderët politik në BeH kërkohet që t'i njihen ngjarjet nga e kaluara "dhe së bashku të punojnë në sigurimin e një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve, ndërsa nga shtetet fqinje, por edhe nga liderët fetar, artistë, punëtorë në kulturë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare kërkohet në atë që t'u ndihmohet".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail