Rama-Merkel: Gjermania mbështet Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

Tiranë, 8 korrik 2015 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas takimit të tyre kokë-më-kokë, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën Rama tha se e falënderon skajshmërisht Gjermaninë për ndihmën ajo që i ka dhënë si Shqipërisë, ashtu edhe BE-së.

"Në emër të të gjithë shqiptarëve ju falënderoj për përkrahjen që shteti juaj i jep vendit tonë, por edhe Evropës së bashkuar, si komuniteti më i rëndësishëm i vlerave që kontinenti ynë ka parë", ka thënë Rama në konferencën për media bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

"Jemi të vendosur të ecim së bashku me fqinjët tanë serbë përmes planit franko-gjerman", theksoi më tej kryeministri shqiptar.

Rama më tej theksoi se me Merkelin kanë pasur një diskutim të shkëlqyer mbi të ardhemen e përbashkët.

"Ne emër të gjithë shqiptarëve dua t'ju them një faleminderit që ju dhe Gjermania i jepni Shqipërisë mundësinë të jetë pjesë e një Europe të bashkuar", shtoi ai.

Rama foli edhe për mosmundësinë e marrjes së azilit nga ana e shqiptarëve.

"Është një paqe europiane mes popujve të dalë nga konfliktet të cilat përmes reformave këmngulin tek projekti i BE. Ne e dimë se askush përvec nesh nuk do ti bëjë reformat për tu bërë më në fund pjesë e BE, por edhe Europa duhet të bëjë pjesën e saj. Ndamë të njëjtin shqetësim serioz, shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, kjo është një çështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, por edhe problem social. Shqipëria është e vendosur për reformat reale. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë apo reduktim suksesesh. Duhet të flasë realiteti i transformimit të vendit", përfundoi Rama.

Merkel, në konferencë për shtyp theksoi se është kënaqësi e madhe për të që ka mbajtur premtimin për ardhjen e saj në Tiranë.

E theksoi bashkëpunimin e mirë dhe të gjerë si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

Ajo, gjithashtu ka zbuluar se ka folur me Ramën edhe për reformat ekonomike,

"Kemi diskutuar për marrëdhëniet bilaterale. Kemi mundësi edhe më të mëdha për të arritur rezultate edhe më të mira në aspektin ekonomik. Mendoj që për Shqipërinë, e rëndësishme është krijimi i kushteve ligjore për investitorët gjermanë. E mbështesim Shqipërinë drejtë anëtarësimit në BE, por edhe e mbështesim në reformat e drejtësisë. Jam shumë e sigurt se kemi shumë mundësi bashkëpunimi, si turizmi, telekomi, energjetika... Mendoj që politika mund të angazhohet në krijimin e kontakteve në këtë drejtim", theksoi Merkel.

Kancelarja gjermane foli edhe për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, por edhe për punësimin e të rinjve në shtetin e saj.

“Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen azilantë në Gjermani. Megjithatë, Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, gjë të cilën besoj se Shqipëria mund të na ofrojë”, theksoi ajo.

Merkel tha se me Ramën kanë biseduar edhe për çështjet rajonale, sidomos për Serbinë, por edhe për Kosovën e Maqedoninë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail