Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet nga presidenti shqiptar, Bujar Nishani

Tiranë, 8 korrik 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Presidencë ka zhvilluar takim me presidentin, Bujar Nishani.

Temë qendrore në këtë takim ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, kryesisht në fushën e ekonomisë.

Siç njofton ATSH-ja, në fokus ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, me kancelaren që ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë.

Nga ana e tij, presidenti Nishani ka konfirmuar angazhimin e shtetit shqiptar për realizimin e reformave jetike në këtë drejtim.

Më pas sipas axhendës kancelarja u nis drejt kompleksit "Tirana Biznes Park" ku po merr pjesë në forumin ekonomik dhe pas tij do të udhëtojë drejt Rinasit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail