Dhoma përfaqësuese e SHBA-së miratoi rezolutë për Srebrenicën

Uashington, 9 korrik 2015 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e SHBA-së dje miratoi rezolutë simbolike me të cilën njihet masakra në Srebrencië për gjenocid.

Para dhjetë viteve Dhoma e poshtme e Kongresit amerikan i njohu ngjarjet për gjenocid. Dje kongresmenët votuan gojarisht me konsensus për rezolutë të re, teksti i së cilës e përmbajti 14 herë fjalën gjenocid.

Në tekst theksohet se politika agresive e pastrimit etnik e forcave serbe në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995 është gjenocid në bazë të nenit 2 nga Konventa e KB-së për pengimin dhe dënimin e gjenocidit.

Në korrik të vitit 1995 në enklavën e mbrojtur nga KB-ja në Srebrenicë u vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë. Më 11 korrik mbushen 20 vjet nga ngjarjet në Srebrenicë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail