Projekt-rezoluta britanike për Srebrenicën do të kishte mund ta ndezë Ballkanin, konsideron i dërguari rus

Moskë, 9 korrik 2015 (MIA) - Projekt-rezoluta britanike për masakrën në Srebrenicë para 20 viteve ishte politikisht e motivuar dhe jo e balancuar, ceket në kumtesën e Minsitrisë ruse të Punëve të Jashtme lidhur me votimin e djeshëm të dokumentit në Këshillin e Sigurimit të KB-së, lajmëroi TASS.

Rusia vendosi veto në KB ndaj projekt-rezolutës së parashtruar nga Britania e Madhe, me të cilën masakra në Srebrenicë njihet si gjenocid.

Ambasadori i Rusisë në KB, Vitlaij Çurkin deklaroi se miratimi i dokumentit do të ishte kontraproduktiv dhe do të çonte drejt rritjes së tensioneve në rajon.

Katër vende të tjera, Angola, Kina, Nigeria dhe Venezuela ishin të përmbajtura gjatë votimit lidhur me vrasjen e 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

"Na vjen keq që Britania e Madhe insitoi që dokumenti të votohet përkundër paralajmërimeve dhe vërejtjeve tona drejt KS të KB-së për rrezikun në Ballkan për shkak të pasojave nga miratimi i projekt-rezolutës, e cila dukshëm bartte material konfliktuoz", ceket në kumtesën e MPJ-së ruse.

Sipas minsitrisë ruse, është e qartë se dokumenti, në formën në të cilën ishte prezantuar, ishte i papranueshëm si politikisht i motivuar, jo i balancuar dhe me karakter të dëmshëm për procesin e pajtimit nacional në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Ballkan në tërësi. Faji për ngjarjet faktikisht i hidhet faktikisht vetëm palës serbe, pa u marrë paraasysh fakti se edhe vetë serbët ishin viktima të asaj tragjedie.

"Projekt-rezoluta britanike do të mund ta kishte ndezur Ballkanin", konsideron Vasilij Lihaçov, anëtar i komisionit parlamentar rus, transmeton TASS.

Sipas tij, pozicioni i Rusisë është korrekt dhe e aftë për stabilizim të rajonit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail