Parlamenti Evropian miratoi rezolutë për Srebrenicën

Strasburg, 9 korrik 2015 (MIA) - Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar sot Rezolutën për Srebrenicën, me të cilën dënojnë ashpër "gjenocidin në Srebrenicë".

Në Rezolutën për krime në Srebrenicë në përputhje me gjykimet në Tribunalin e Hagës dhe gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë këtij krimi i referohet si gjenocid.

Si përgjegjës për ekzekutimet të më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica fajtorë janë forcat serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit me pjesëmarrje edhe të njësive paramilitare.

Sot herët përfaqësuesit e Kongresit të SHBA-së kanë miratuar rezolutën për Srebrenicën me të cilën krimi në korrik të vitit 1995 definohet si gjenocid.

Rikujtojmë se Rezoluta për Srebrenicën që e ka propozuar Britania e Madhe dje nuk është miratuar në Këshill të Sigurimit pasi që Rusia ka vendosur veto.

"Ky është krimi më i rëndë i luftës që ka ndodhur në Evropë aps Luftës së Dytë Botërore", shkruan në Rezolutë.

Në tekst të Rezolutës përmendet se rreth 1.200 persona nga Srebrenica ende konsiderohen të zhdukur, e po ashtu edhe se mijëra gra dhe fëmijë janë deportuar ndërsa shumë gra edhe janë dhunuar.

Aty përmendet edhe bashkëpërgjegjësia e OKB -së të cilët nuk e kanë përmbushur mandatin që t’i mbrojnë banorët.

Në Rezolutë dënohet ashpër jo vetëm gjenocidi në Srebrenicë, por edhe të gjitha krimet e luftës që janë kryer në ish-Jugosllavi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail