Mbi 90 delegacione të huaja, 2.000 policë dhe 800 gazetarë të shtunën do të jenë në Srebrenicë

Beograd, 9 korrik 2015 (MIA) - Më shumë se 90 delegacione të huaja, mes të cilëve edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Medlin Olbrajt, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini dhe kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu do të marrin pjesë të shtunën në shënimin e 20 vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë.

Kryetari i Këshillit organizativ dhe shefi i komunës së Srebrenicës Qamil Durakoviç deklaroi për Tanjugun se praninë e tij e ka konfirmuar edhe kryeministri i Serbisë, si dhe presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

"Është shumë me rëndësi që rajoni në kuptimin e vërtetë të jetë i pranishëm", tha Durakoviç.

Praninë e ka konfirmuar edhe mbretëresha jordaneze Nur, zëvendës sekretarja e përgjithshme e KB-së, Zhan Mari Geno, ministra të punëve të jashtme nga një numër i madh i vendeve evropiane, si dhe përfaqësues nga Muzeu i holokaustit në SHBA.

Durakoviç thotë se në komemoracion priten mes 50.000 dhe 70.000 qytetarë. Më shumë se dy mijë policë do të kujdesen për sigurinë, ndërsa janë akredituar më shumë se 800 gazetarë. Në komemoracion fjalim do të mbajnë 16 persona zyrtarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail