Merkel: Shkurtim klasik i huas greke nuk vjen parasysh

Berlin, 9 korrik 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së sotme të saj në Sarajevë përsëriti se shkurtimi i borxhit të Athinës ndaj kreditorëve nuk është një opsion për daljen e Greqisë nga kriza.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-së nga Berlini, Merkel shpjegoi se në vitin 2012 eurozona është përballur me çështjen e qëndrueshmërisë së borxhit grek, kështu që ishte e detyruar të marrë një sërë hapash si shtyrjen e afateve për pagesën e kredive, me çka eurogrupi ka fituar përvojën e nevojshme për të zgjidhur krizën.

"Thash se shlyerja klasike e borxheve nuk vjen parasysh. Ky qëndrim im nuk ka ndryshuar prej dje deri më sot", deklaroi Merkel duke i shpjeguar dallimet në qëndrimet mes saj dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), prej ku arritën angazhime për shlyerjen e dukshme të borxhit të Greqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail