Merkel: Zhvillimi i mirë i BeH mund të jetë prosperitet për mbarë rajonin

Sarajevë, 9 korrik 2015 (MIA) - Në BeH ka probleme të cilat duhet të tejkalohen dhe vlerësojmë se ato janë shumë të komplikuara, por i mbarë rajoni mund të prosperojë vetëm me zhvillimin e mirë të BeH, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në konferencën për shtyp në Sarajevë.

Ajo shprehu kënaqësi nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për asociim dhe stabilizim midis BeH dhe BE-së.

"Tani para nesh ndodhet edhe hapi i parë, ndërsa është rruga drejt statusit të vendit kandidat dhe në këtë rrugë kemi detyra, ndërsa ajo është miratimi i agjendës reformuese. Jemi pajtuar se zbatimi i agjendës reformuese nga njëra anë është e lehtë, por nga ana tjetër me vete sjell vendime të rënda", theksoi Merkel.

Kryesuesi me Kryesimin e BeH, Mlladen Ivaniq shprehu kënaqësi të vërtetë nga marrëdhëniet e mira midis tyre.

"Qartë theksova se BeH nuk është vend ideal në të cilin gjithçka është organizuar siç duhet, por është vend i cili në krahasim me problemet megjithatë në mënyrë të shkëlqyer funksionin dhe lë hapësirë dhe perspektivë që njerëzit të kthehen drejt të ardhmes dhe të gjejnë zgjidhje dhe të mundësojnë jetë më të mirë për të gjithë", shtoi Ivaniq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail