Keri: Viktimat e Srebrenicës dhe të gjithë viktimat e luftës duhet t'i përkujtojmë çdo ditë

Uashington, 10 korrik 2015 (MIA) - Pasi të mërkurën Këshilli i Sigurimit të KB-së nuk e refuzoi rezolutën britanike për Srebrenicën, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri sot porositi se viktimat e Srebrenicës dhe të gjithë viktimat e luftës duhet t'i kujtojmë jo vetëm sot, por çdo ditë.

Keri me rastin e 20-vjetorit të masakrës në Srebrenicë, deklaroi se është krim i pandërgjegjshëm kundër njerëzimit dhe përkujtues i fuqishëm për nevojën që bota t'i kundërvihet çdo forme të krimit, si dhe të ndalet në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut.

"Ata të cilët kanë bërë krime duhet të dalin para drejtësisë. Ndërsa ne duhet t'i kujtojmë viktimat e Srebrenicës dhe të gjithë viktimat e luftës, jo vetëm sot, por çdo ditë, kumtoi Keri", transmeton Zëri i Amerikës.

SHBA-ja mbetet partner i besueshëm i popullit të Bosnjë e Hercegovinës përmes zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit, sigurimit të ndihmës ekonomike dhe teknike, të konfliktit, përmes ripërtëritjes drejt zhvillimit të shtetit.

Sipas Kerit qëllimi i SHBA-së është ta mbështesë progresin drejt një BeH-je stabile dhe prosperuese në rajonin ku qytetarët mund të jetojnë në paqe me fqinjët dhe t'i respektojnë të drejtat e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail