Stefanoviq: Situata në Srebrenicë e komplikuar, në Beograd ndalohen tubime para Kuvendit

Beograd, 10 korrik 2015 (MIA) - Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq sot deklaroi se kryeministrit Aleksandar Vuçiq i është kumtuar se, sipas vlerësimeve, situata e sigurisë në Srebrenicë është e komplikuar, dhe se atij i mbetet të marrë vendim se nëse do të shkojë në komemoracion, njofton Tanjug.

Stefanoviq në konferencën për shtyp tha se është vlerësuar se  situata e sigurisë në Srebrenicë është e komplikuar, se pritet që një numër më i madh i ekstremistëve, ka konfirmim se disa veçmë janë atje, ndërsa disa do të vijnë sot ose nesër.

Stefanoviq theksoi se në pjesën e mediave në BeH, "po emetohen mesazhe urrejtjeje ndaj serbëve, ndërsa posaçërisht ndaj kryeministrit Vuçiq".

"Situata po ndizet, dhe këtë ia kumtuam kryeminsitrit", tha Stefanoviq dhe shtoi se Vuçiq tani duhet të vendosë se nëse do të shkojë në Srebrenicë.

Ai gjithashtu deklaroi se të gjithë tubimet të cilat nesër janë caktuar para Kuvendit serb janë të ndaluara.

Stefanoviq shpjegoi se për nesër kanë qenë të caktuara pesë tubime në periudha të ndryshme të cilat i kanë paralajmëruar Iniciativa e të rinjve për të drjetat e njeriut, Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe të tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail