Davutogllu: Turqia nuk do të dërgojë forca tokësore në Siri

Turqia nuk ka plane për dërgimin  forcave tokësore për opracione në Siri, por ka marrëveshje me SHBA-në për mbështetje ajrore për opozitën e matur siriane e cila lufton kundër Shtetit islamik, deklaroi kryeminsitri Ahmet Davutogllu.

"Moment i rëndësishëm është ofrimi i mbështetjes nga ajri për Armatën e lirë siriane dhe për forcat e tjera të matura të opozitës siriane të cilët janë kundër SHI-së. Nëse ne nuk dërgojmë forca tokësore në Siri, atëherë ato forca të cilat veprojnë si forca tokësore së bashku me ne kanë nevojë për mbrojtje", theksoi Davutogllu në brifing me mediumet.

Davutogllu shtoi se partia kurde siriane Lidhja demokratike mund të ketë vend në Sirinë e re nëse nuk e pengon Turqinë dhe bashkëpunon me forcat opozitare. Ajo parti është e lidhur me PKK-në.

Aeroplanë ushtarak turq dje sërish bombarduan kampe të PKK-së në malet e Irakut verior.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail