Rreth 70 për qind nga migrantët ilegal e shfrytëzojnë rutën ballkanike

Beograd, 31 korrik 2015 (MIA) - Rreth 70 për qind nga migrantët ilegal nga Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore, në rrugën e tyre drejtë vendeve nga BE-ja e shfrytëzojnë rrugën tokësore që kalon nëpër vendet nga Ballkani perëndimor, deklaroi ministrja serbe e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimoviq.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror serb RTS, Joksimoviq thotë se BE-ja  e njeh "rrugën ballkanike" si kanal kryesor për derdhjen e migrantëve ilegal, dhe për këtë në shtator në Budapest do të mbahet konferencë e nivelit më të lartë në të cilën duhet të konfirmohen mekanizmat e qartë për mbështetje financiare të vendeve nga rajoni.

Joksimoviq shtoi se deri tani për ballafaqimin me problemin me emigrantët ilegal Serbia nga fondet parainkuadruese të BE-së ka marrë rreth 2,5 milionë euro për nevojat e Qendrës për pranimin e migrantëve në Preshevë fhr gjashtë milionë euro për riatdhesimin e personave të cilët kthehen në Serbi.

Sipas saj, BE-ja Serbisë i ka miratuar "rreth 2,5 deri tre milionë euro shtesë" për përforcimin e kontrollit në kufijt e saj, me qëllim që të pengohet derdhje e migrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail