Policia e Kosovës bashkë me FBI-në arrestoi tre hakerë

Prishtinë, 4 gusht 2015 (MIA) - Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona, si të dyshuar për kryerjen e krimeve kibernetike, si vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike për infektimin e kompjuterëve.

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka identifikuar tre të dyshuar të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike, shkruan lajmi.net.

Në bashkëveprim me Prokurorinë e Shtetit, është ndërmarrë operacioni për arrestimin e të dyshuarve të rastit, meqë rast është bërë kontrollimi i shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes të provave.

Sipas policisë, të dyshuarit janë L.I (25 vjeç), L.M (23), DHE l.SH (26), të cilëve në cilësinë e provave materiale u janë sekuestruar gjashtë llaptopë, dy shtëpiza, shtatë telefona mobil, një hard disk të jashtëm, pesë usb, njëzet CD, 5.500 euro dhe një veturë.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail