Hungaria kërkon që BE-ja ta mbrojë kufirin e Greqisë me Turqinë

Budapest, 11 shtator 2015 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban, nëpër vendin e të cilit në ditë tranzitojnë mijëra refugjatë në rrugën drejt Gjermanisë, sot i bëri thirrje BE-së të dërgojë forca që ta mbrojë kufirin me Turqinë dhe Greqinë.

"Sepse Greqia dukshëm nuk mundet ta mbrojë kufirin personal, Evropa duhet të ketë të drejtë të mobilizojë resurse njerëzore, kufitarë, të cilët do të sistemohen për mbrojtje të kufirit të brendshëm të Greqisë", deklaroi Orban para gazetarëve në Budapest.

Sipas Orban, nëse Greqia nuk është e aftë ta bëjë atë, atëherë ato duhet të mundohen për atë, në të kundërtën problemi kalon në Hungari, Austri dhe Gjermani.

Mbi 175.000 refugjatë arritën në Hungari nga fillimi i vitit, në pjesën më të madhe të Greqisë, vend i cili është në zonën e Shengenit. Refugjatët, pasi që të kalojnë nëpër Greqi, nisen për në Maqedoni dhe Serbi dhe mundohen të hyjnë në Hungari me qëllim që të arrijnë deri në Evropën Perëndimore.

Hungaria këtë verë e filloi ndërtimin e  rrethojës siguruese 175 kilometra përgjatë kufirit me Serbinë, ndërsa planifikon prej 15 shtatorit kufirin jugor të vendit tërësisht ta mbyllë për refugjatët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail