Berlini sugjeron ndarje të më shumë parave për Greqinë për krizën me refugjatët

Berlin, 15 shtator 2015 (MIA) - Qeveria gjermane sugjeron ndarje të më shumë parave nga fondet evropiane për Greqinë, në mënyrë që t'i ndihmohet në përballjen me krizën e refugjatëve.

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Tomas de Mezier në intervistën për televizionin gjerman ZDF deklaroi se ka mirëkuptim për gjendjen në të cilën ndodhet Greqia me valën e refugjatëve nga Lindja e Afërt, por i kritikoi autoritetet greke që vetëm i lëshojnë njerëzit përmes territorit të vet, drejt vendeve të tjera në BE.

Ai megjithatë u angazhua që Greqisë t'i ndahen më shumë mjete financiare, me qëllim që, që atje të fillojë ndalja e valës së refugjatëve.

Sipas Mezier, qeveria e përkohshme në Athinë për herë të parë deri më tani është e gatshme të bisedojë rreth avancimit të një qendre të madhe pranimi në të cilën refugjatët do të regjistrohen, para se të shihet se çka do të bëhet më tutje me ta.

Në një projekt të këtillë, do të inkuadroheshin edhe KB-ja dhe posaçërisht Komisariati i Lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR), thotë minsitri gjerman,  i cili vlerëson se tani është vendimtar momenti rreth krizës, ndaj së cilës duhet të reagohet shpejtë dhe me fikasitet.

Autoritetet në Berlin konsiderojnë se deri më tani Greqia në një mënyrë të caktuar e ka nxitur krizën me refugjatët, duke i inkurajuar refugjatët të vijnë në territorin e saj duke u zhvendosur nga kampet turke, sepse vetëm i ka lëshuar të kalojnë në rrugën drejt veriut, në vend që në territorin e vet ta bëjë regjistrimin e parë të emigrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail