Ashpërsohet gara për kryetar të Demokracisë së Re

Athinë, 2 tetor 2015 (MIA) - Edhe pse data për përzgjedhje për kryetar të ri të Demokracisë së Re akoma nuk është caktuar, kandidatët kryesor Evangelos Meimarakis Micotakis dhe Apostolos Xixikostas i kanë parashtruar kandidaturat e tyre me mbështetje të të paktën 50 anëtarëve të sekretariatit politik të partisë.

Adonis Georgiadis, i cilim paraprakisht e ka publikuar qëllimin e tij që të kandidatohet për lider të partisë më të madhe opozitare greke, nuk ka parashtruar kandidaturë. Afati përfundimtar për parashtrim të kandidaturave përfundon pasdite.

Lideri i përkohshëm i partisë konservatore Evangelos Meimarakis i pari formalisht ka parashtruar kandidaturë, e pastaj në konferencë për shtyp tha se ka qenë në anën e partisë "edhe në kohëra të mira edhe në të këqija".

Micotakis sot e ka parashtruar kandidaturën e tij dhe i është falenderuar anëtarëve të sekretariatit politik të Demokracisë së Re, të cilët e mbështesin.

Edhe Xixikostas sot e ka parashtruar kandidaturën e tij, me ç'rast deklaroi se do ta ndërmerr udhëheqjen "me gjeneratën e tij e cila guxon të shpresojë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail