"Markati" gjerman hapi fabrikë në Veles, do të punësojë 600 persona

Veles, 7 tetor 2015 (MIA) - Kompania gjermane "Markat" zyrtarisht e hapi fabrikën e saj në Maqedoni në zonën industriale Karsalari në Veles. Në fabrikën e cila shtrihet në 15.000 metra katrorë tashmë punojnë 170 nga 600 të punësuarit e planifikuar. Investimi i deritanishëm është 25 milionë euro, ndërsa planifikohet të arrijë mbi 35 milionë euro.

Fabrikën e re e hapi kryeministri Nikolla Gruevski, pronari i "Markat grupacionit" Haralad Markart, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Peshevski, ministri për investime të huaja Vele Samak dhe kryetari i komunës Slavço Çadiev.

"Ky është investimi i parë më i madh i huaj në Veles dhe në përgjithësi fabrika e parë e madhe e cila pas 20 vjetëve hapet në këtë qytet" theksoi kryeministri Gruevski.

Me hapjen e fabrikës, siç tha, ndërpritet tradicioni i mbylljes së fabrikave në Veles që shumë vite pas ka ndodhur në këtë qytet.

" 'Markart' njihet si një nga furnizuesit  më të mëdhenj të pjesëve automobilistike në botë dhe hyrja e tyre në Maqedoni,  edhe më shumë e përforcon imazhin si vend i industrisë automobilistike", tha kryeministri dhe shtoi se ardhja e "Markart" dhe të gjitha investimeve të huaja do të thotë edhe mbështetje për industrinë lokale vendore si në Veles ashtu edhe më gjerë. 

Kontaktet e para për realizimin e këtij investimi janë bërë para shtatë viteve, ndërsa në vitin 2013 ishte shpallur vendimi për investim. Fabrika filloi të ndërtohet në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa prodhimtaria ka filluar në qershor të këtij viti.

"Fabrika në Maqedoni  është fabrika jonë e dhjetë dhe do të luajë rol të rëndësishëm  në Grupacion. Sipërfaqja e tërësishme është 15.000 metra katrorë, ndërsa investimi të cilin do ta realizojmë do të jetë mbi 35 milionë euro", tha pronari Markart.

Ai shtoi se në konkurrencë me Maqedoninë kur kanë bërë zgjidhje se ku ta realizojnë investimin e tyre ishin edhe dy vende, por ajo që ka qenë vendimtare të investojnë në Maqedoni  është lokacioni i mirë dhe siguria e Qeverisë dhe politikat.

"Maqedonia nuk ishte në listën tonë për realizimin e investimit derisa përfaqësuesit e Qeverisë nuk bënë prezantim. Në konkurrencë kishin mbetur dy shtete të tjera, por ju jeni fitues", theksoi Markart

Ministri i Investimeve të Huaja Vele Samak theksoi se ky është një nga një sërë projektesh, në të cilat ai dhe kabineti i tij janë kyçur. Theksoi se ky investim do të kontribuojë në rezultate nga investimet e huaja tani më të ardhura në pjesën e eksportit, si dhe në numrin e të punësuarve.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Vladimir Peshevski "Markart" është kompania më e sofistikuar në Maqedoni, e cila do të punësojë numër të madh të kuadrit  profesionist. Ardhja e tyre, siç tha, e konfirmon për të rregullt konceptin e Qeverisë për hapje të zonave lokale ekonomike industriale.

Kryetari i Velesit, Sllavço Çadiev tha se kjo është fabrika e parë që hapet në zonën industriale Karaslari dhe se paraqet hap të parë në realizimin e qëllimit, respektivisht zona industriale të shndërrohet në zonë ku do të gjejnë punë më shumë qytetarë të Velesit.

"Markart" prodhon sisteme automobilistike për brende të njohura si "Jaguar", "Land Rover", "Reno", "Fiat", BMV", "Skania", "Krajsler" dhe të tjera. Punon në nëntë vende, ka mbi 8.8000 të punësuar dhe shënon 90 vjet të ekzistimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail