Cipras: Greqia nuk është e fuqishme vetë ta zgjidh krizën e refugjatëve

Athinë, 6 nëntor 2015 (MIA) - Për zgjidhjen e krizës së refugjatëve në Greqi nevojitet bashkëpunim midis shtetit, autoriteteve lokale dhe kishës, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në seancën e zgjeruar të Qeverisë, në të cilën është folur për këtë temë të ashpër, kumtoi edicioni elektronik i gazetës greke "Proto tema".

Në seancën e Qeverisë morën pjesë ministrat e kabinetit, përfaqësues të autoriteteve lokale të ishujve në pjesën lindore të Detit Egje si dhe ipeshkvi i Greqisë, Jeronimos, transmeton BTA.

Cipras nënvizoi se kriza e refugjatëve është "problem evropian dhe botëror" dhe Greqia nuk ka fuqi që të ballafaqohet me të.

Sipas kryeminstrit grek, zgjidhja e problemit duhet të kërkohet në nivelin evropian, pasi që asnjë bashkësi lokale nuk mund ta mbajë një barë të tillë.

Kryeministri grek, dje, bashkë me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc, ishte në ishullin Lezbos, që ta hapin qendrën e parë për regjistrimin e shpejtë të emigrantëve.

Për shkak të afërsisë së drejtpërdrejtë me bregun turk ky ishull është më i përfshirë nga vala e refugjatëve. Çdo ditë nga bregu i afërt turk rrugës drejt Evropës mbërrijnë mijëra emigrantë.

Në këtë rajon shpesh ndodhin edhe incidente me anije të stërmbushura me të cilat udhëtojnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail