Sot vendimi për Kosovën në UNESCO

Prishtinë, 9 nëntor 2015 (MIA) - Dita e sotme është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në ora 11:30 në Paris, ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në rend dite është caktuar votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

UNESCO ka 195 anëtarë,ndërsa për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë.

Serbia në periudhën e kaluar ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës, me “argumente” se në periudhën e kaluar, prej se forcat e saj pushtuese u dëbuan nga vendi me ndihmën e NATO-s, janë shkatërruar objekte të “trashëgimisë kulturore serbe”.

Pala kosovare dhe aleatët e saj, në radhë të parë SHBA-ja, por edhe Shqipëria, Gjermania e të tjerë, kanë synuar gjatë kësaj periudhe të bindin shtetet se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë, duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail