Kosova për tri vota nuk ia del të bëhet anëtare e UNESCO-s

Paris, 9 nëntor 2015 (MIA) - Kosova nuk ka arritur të marrë numrin e votave të mjaftueshme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s për t'u bërë anëtare e kësaj organizate.

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi sot në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme.

Votës pro i munguan gjithsej 3 vota.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim është paraqitur zyrtarisht nga Shqipëria.

Votimit për anëtarësim i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin e sotëm, por e cila kërkesë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme.

Palestina votoi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Votimi i ardhshëm për pranimin e Kosovës në UNESCO mund të bëhet pas dy vjetësh, në vitin 2017.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail