Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë dha dorëheqje

Tiranë, 9 nëntor 2015 (MIA) - Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë Nasip Naço vonë pasdite dha dorëheqje nga funksioni, të cilin e ka kryer dy vite, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Në dorëheqjen me shkrim deri te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Naço thekson se në këtë hap ka vendosur "për arsye personale".

Tani për tani nuk ka informacione nëse kryeministri e ka pranuar dorëheqjen, por siç thekson edicioni elektronik i gazetës "Shekulli", Naço është ministri i parë i cili largohet nga Qeveria, pas informacioneve se përgatitet rikonstruim qeveritar, që janë shfaqur në opinion pas takimit të Ramës me liderin e partnerit të koalicionit, Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Naço në funksionin ministër i Drejtësisë është që nga formimi i Qeverisë së socialistit Rama në shtator të vitit 2013.

Dorëheqja e tij vjen në kohë shumë kyçe për institucionin që e ka udhëhequr, sepse Shqipëria filloi reformë në gjyqësi, e cila është një prej më të rëndësishmeve në kuadër të përgatitjeve për integrim në BE.

Naço është njohës i mirë i gjyqësisë. Përveç asaj që ishte deputet dhe ministër, ai në të kaluarën ishte edhe prokuror, drejtor i shërbimit sekret pranë MPB-së, si dhe shef i sektorit për antiterrorizëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail