Ylli Manjani ministër i ri i Drejtësisë i Shqipërisë

Tiranë, 9 nëntor 2015 (MIA) - Ylli Manjani sonte është propozuar për ministër të të ri të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, në vend të Nasip Naço, i cili sot vonë pasdite dha dorëheqje nga funksioni për "shkaqe personale", lajmëroi korrespodenti i MIA-s.

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke e pranuar dorëheqjen e Naços, iu falënderua për kontributet që i ka dhënë në ekipin qeveritar.

Menjëherë pas kësaj, Rama kishte takim me partnerin në koalicion, Ilir Meta, lider i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku u dakorduan rreth emrit të zëvendësit të tij.

Në deklaratën e parë për gazetarë pas takimit me Ramën, Manjani theksoi se e pret një punë shumë me përgjegjësi në reformat e jurisprudencës.

"Pa diskutim kjo paraqet një sfidë të madhe për personalitetin tim dhe gjithashtu ftesë për të vazhduar aty ku mbeti kolegu im Naço, i cili deri tani bëri me të vërtetë punë të madhe. Reformat në jurisprudencë janë shumë me rëndësi për funksionimin e shtetit. Kjo është e dyta me radhë pas reformave administrative. Na presin shumë punë. Ne jemi në një proces të rëndësishëm, i cili duhet të realizohet në kuadër të orvatjeve për integrimin e Shqipërisë në BE. Ky është një projekt i mbështetur nga të gjithë. Kjo është detyra e politikës dhe e Parlamentit që të gjendet konsensus i nevojshëm. Kemi shumë punë dhe unë janë i bindur se bashkërisht do ta arrijmë atë", deklaroi Manjani.

Manjani, i cili është nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në funksion vjen nga vendi zëvendësministër i Transportit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail