Policia greke përdori gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit në Athinë

Athinë, 12 nëntor 2015 (MIA) - Policia greke përdori gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit të cilët hidhnin koktej molotovi në qendër të Athinës, transmeton BTA.

Paraprakisht sot, mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër masave të imponuara nga BE-ja dhe FMN-ja për kursim në grevën e parë kombëtare, të thirrur nga sindikatat kryesore në Greqi në sektorin shtetëror dhe privat, pasi që qeveria majtiste e kryeminsitrit Aleksis Cipras erdhi në pushtet në janar.

Paraprakisht sot partia në pushtet, SYRIZA, u bëri thirrje të gjithë grekëve të marrin pjesë në grevën e prëgjithshme 24-rëshe kundër politikës së kursimit që vetë po e zbaton.

Sektori i partisë i angazhuar për çështjet e punëtorëve, lëshoi kumtesë "kundër politikave ekstreme neoliberale" dhe theksoi se lufta do të vazhdojë në mënyrë edhe më dinamike dhe se do të kërkohet që Qeveria sërish të negociojë me kreditorët, kësaj radhe për marrëveshje në të cilën theksi më shumë do të vihet në çështjet lidhur me të drejtat e punëtorëve.

Sot janë të mbyllura të gjitha institucionet qeveritare, spitalet punojnë me personel të domosdoshëm, transporti publik është reduktuar dukshëm, ndërsa metroja dhe komunikacioni hekurudhor në Athinë nuk punojnë fare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail