Cipras: Është dyfytyrësi vetëm të shtiremi të shqetësuar për krizën e refugjatëve

Athinë, 12 nëntor 2015 (MIA) - Të gjithë ne kemi përgjegjësi të madhe që të përballemi me çështjen për fluksin e migrimit dhe të refugjatëve dhe kjo ndoshta është çështja më e rëndësishme në kohën e sotme, deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras në samitin e Bashkimit Evropian në La Valeta, shkruan gazeta "To Vima".

Ciopras foli për arsyet, të cilat kanë sjellë deri në fluksin e migrimit dhe të refugjatëve, si dhe për përgjegjësinë, të cilën e ka bota e zhvilluar perëndimore.

"Këto paraqitje nuk do të tejkalohen derisa nuk e shikojmë rrënjën e këtyre problemeve", tha ai.

Duke folur për përgjegjësinë e madhe të të gjithëve gjatë zgjidhjes së kësaj çështje, Cipras theksoi se nuk duhet të harrohet prej ku vijnë ata njerëz në Evropë dhe pse ikin nga shtëpitë dhe vendet e tyre.

"Ata ikin për shkak të luftërave qytetare, për shkak të konflikteve rajonale, për shkak të varfërisë dhe pabarazisë së madhe, për shkak të grabitjes së resurseve të vendeve, nga të cilat vijnë", theksoi Cipras.

Është dyfytyrësi vetëm të shtiremi të shqetësuar për këtë fluks... bota e zhvilluar perëndimore ka përgjegjësi për këto dukuri. Ne nuk do të mund të luftojmë me këto dukuri, përderisa nuk i shikojmë rrënjët e problemit, shtoi Cipras.

Ai bëri thirrje për koordinim më të madh dhe bashkëpunim midis vendeve, nga të cilat vijnë refugjatët dhe atyre të cilët i pranojnë, për të ndërmarrë më shumë iniciativa diplomatike ndërkombëtare dhe rajonale gjatë menaxhimit me kriza dhe për arritje të paqes.

Cipras bëri thirrje edhe për luftë më efikase kundër tregtisë me njerëz, me qëllim që të mundësohet migrim të ligjshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail