Ndalon fluksi i refugjatëve drejt ishullit grek Lesbos

Athinë, 24 nëntor 2015 (MIA) - Fluksi i refugjatëve drejt ishullit grek Lesbos ndaloi dhe që nga e diela në mbrëmje në ishullin i cili ndodhet në Detin Egje nuk ka mbërritur asnjë emigrant, deklaroi një përfaqësues i lartë i policisë, njoftuan mediet greke.

Ditëve të kaluara është vërejtur ulje e fluksit të refugjatëve nga bregdeti turk drejt Lesbosit, por nga e diela nuk ka mbërritur asnjë emigrant, theksoi përfaqësuesi policor.

Supozohet se era e fuqishme nuk është shkak për ndalimin e fluksit, duke e pasur parasysh atë që në kushte të ngjashme muajin e kaluar në ishull kanë mbërritur deri në pesë mijë persona në ditë.

Qendra për regjistrimin dhe identifikimin e emigrantëve dhe refugjatëve në Moria, kampin Kara Tepe dhe port janë të zbrazëta.

Lesbosi në tetë muajt e kaluara ka pranuar një numër të madh emigrantësh, të cilët mbërrijnë nga Turqia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail