Autoritetet e Kosovës apelojnë tek qytetarët që t'u shmangen tubimeve

Prishtinë, 24 nëntor 2015 (MIA) - Pas sulmeve në Paris dhe kërcënimeve terroriste në disa vende evropiane, Qeveria e Kosovës u dërgoi apel qytetarëve që t'i shmangin vendet më të frekuentuara, si koncerte, ndeshje sportive, klubet e natës, stacionet e autobusëve dhe qendrat tregtare.

Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mblodhi Këshillin e sigurimit, ku është diskutuar rreth rrezikut për sulme terroriste në Kosovë.

"Kosova është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe ka përgjegjësi në atë luftë të përbashkët. Përfaqësuesit e institucioneve që kujdesen për siguri të pranishëm në takim njoftuan se i kanë rritur masat e sigurisë dhe e kanë ngritur shkallën e gatishmërisë", thuhet në kumtesën nga takimi.

Siç thuhet më tej, janë shtuar patrullat e policisë në vendet publike, rreth institucioneve shtetërore, misioneve të huaja dhe përfaqësive diplomatike, rrugëve kryesore, mjediseve multietnike, institucioneve fetare, arsimore dhe kulturore, si dhe para objekteve ku ka frekuencë më të madhe të të rinjve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail