Stoltenberg: NATO përgatit masa të reja për mbështetje të Turqisë

Bruksel, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se Aleanca po përgatit masa të reja për të mbështetur Turqinë, por ai theksoi se këto masa janë planifikuar para se Ankaraja të rrëzojë aeroplanin ushtarak rus në kufi me Sirinë.

Duke folur në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të 28 vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg, gjithashtu, përsëri kërkoi që Turqia dhe Rusia ta qetësojnë situatën e krijuar rishtazi të krizës dhe të gjejnë mënyra për të parandaluar krijimin e sërishëm të një situate të tillë, transmetojnë mediat.

"Ne do të punojmë në masa shtesë për të garantuar sigurinë e Turqisë", deklaroi Stoltenberg në fillim të takimit dyditor në të cilin fokusi është vendosur tek Siria, Ukraina dhe marrëdhëniet me Rusinë, si dhe për planet e ardhshme, kur është fjala për Afganistanin.

Ai theksoi në selinë e Aleancës, se masat e reja për Turqinë nuk janë të lidhura me incidentin e fundit, por se ato zbatohen veçmë disa vjet në kuadër të obligimeve që i ka NATO-ja për aleatin e saj.

Stoltenberg nuk ka specifikuar se çka përfshijnë masat e reja, por theksoi se shumë vite, NATO-ja e ka ndihmuar Turqinë në fushën e mbrojtjes ajrore.

Rusia këtë javë kumtoi se ka vendosur sistemin e saj modern të mbrojtjes ajrore S-400 në bazën e saj në Latakia në Siri, pasi aeroplani gjuetar turk rrëzoi aeroplanin ushtarak rus javën e kaluar, përkujton agjencia franceze.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail