Gjukanoviç: Ftesa për NATO është sukses i tërë vendit

Podgoricë, 2 dhjetor, 2015 (MIA) - Ftesa për në NATO është rezultat i punës serioze të realizimit të objektivave strategjike të politikës shtetërore - anëtarësim i plotëfuqishëm në NATO dhe në BE. Kjo është kurora e përpjekjeve të gjata të qeverisë në procesin e reformave të përgjithshme të filluara në vitin 2006, porositi kryeministri malazes Milo Gjukanoviç në ceremoninë në "Villa Gorica", transmeton Radio Televizioni i Malit të Zi.

"Saktë para nëntë viteve, me pranimin në Partneritet për Paqe e nisëm këtë rrugë. Sot kemi të drejtë për krenari që në një kohë relativisht të shkurtër e merituam besimin e partnerëve dhe morëm ftesë për anëtarësim. Ne jemi shumë të kënaqur që Aleanca i vlerësoi përpjekjet tona. Ne u jemi mirënjohës shteteve anëtare dhe administratës së NATO-s për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve. Falënderim të veçantë për anëtarët e korit diplomatik në Podgoricë. Ky është suksesi ynë i përbashkët", tha Gjukanoviç.

Ai ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike, sektorin joqeveritar, mediat, bashkësinë e biznesit dhe atë akademik.

"Ftesa për vendin tonë e konfirmon politikën kredibile të dyerve të hapura, dhe fuqinë dhe vizionin e Aleancës", theksoi kryeministri malazez, duke shtuar se për herë të parë pas gjashtë viteve, një vend është ftuar në Aleancë, gjë që për NATO-në paraqet një ngjarje të rëndësishme.

"Ne jemi të vetëdijshëm se para nesh është një pjesë e rrugës për anëtarësimin e plotë në Aleancë, por unë jam i sigurt që do ta kalojmë me cilësi dhe shpejt, ashtu siç i kemi përmbushur edhe obligimet e deritanishme", tha Gjukanoviç.

Kryeministri malazez beson se me qëndrim të përgjegjshëm ndaj reformave, Mali i Zi do të sigurojë një vend si vëzhgues në samitin e ardhshëm në Varshavë.

"Edhe sot kur festojmë, ne mendojmë për nesër, për detyrimet që nuk mund të presim. Kjo është formula e të gjitha sukseseve tona", përfundoi Gjukanoviç.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail