BE-ja dhe NATO e dënuan sulmin terrorist në Stamboll

Bruksel, 12 janar 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe NATO e dënuan sulmin terrorist që mëngjesin e sotëm ndodhi në pjesën turistike të Stambollit në Turqi, ku tani për tani ka dhjetë viktima, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Eurokomisarët Federika Mogerini dhe Johanes Han, si dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg, shprehën keqardhje për viktimat dhe ngushëllime deri te familjet e tyre, duke shprehur solidaritet me popullin turk.

"Turqia sërish është cak i një sulmi terrorist, kësaj here sheshi Sulltanahmet, në zemrën e rajonit turistik të Stambollit. Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime të sinqerta deri te familjet e viktimave të cilët e humbën jetën në sulmin e sotëm me bombë dhe u dëshirojmë rikuperim të shpejtë atyre të cilët u lënduan", thuhet në kumtesën e përbashkët të eurokomisarëve Mogerini dhe Han.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Unionit dhe eurokomisari për politikë fqinjësore, gjithashtu theksuan se "BE-ja dhe Turqia qëndrojnë së bashku kundër të gjitha formave të terrorizmit" dhe se "lufta kundër terrorizmit është pranuar si prioritet në Samitin e BE-së dhe Turqisë më 29 nëntor të vitit 2015".

"Ne duhet t'i përforcojmë përpjekjet tona në këtë pikëpamje, me respektim të plotë të obligimeve tona në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut dhe të drejtën humane", shtojnë Mogerini dhe Han në drejtimin me shkrim.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, madje, më ashpër e dënoi sulmin terrorist në Stamboll.

"Fuqimisht e dënoj sulmin e sotëm terrorist brutal në zemrën e rajonit turistik të Stambollit. E shpreh ngushëllimin tim më të thellë deri te familjet e viktimave. Mendimet e mia janë me ata të cilët janë lënduar, me popullin turk dhe me popujt e tjerë të rrezikuar. Nuk mund të ketë arsyetim për sulmet e këtilla", theksoi Stoltenberg.

Sipas operativistit të parë të Aleancës: të gjithë aleatët e NATO-s qëndrojnë fuqimisht në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail