Gjykata e Mitrovicës dënon me nëntë vjet burgim Oliver Ivanoviqin

Prishtinë, 21 janar 2016 (MIA) - Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur sot fajtor liderin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Ai është dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Këshilli Gjyqësor i EULEKS-it në krye me gjyqtaren Roksana Komsa, ka shpallur aktgjykimin ndaj liderit të SPD-së, Oliver Ivanoviq, ndaj të cilit u shqiptua dënimi prej 9 vjetësh burgim.

Ivanoviq së bashku me tre persona tjerë akuzohen se më 14 prill të vitit 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 kanë kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë.

Bashkë me Ivanoviqin në aktakuzë janë të përfshirë edhe koloneli i pensionuar i MPB-së serbe, Dragoljub Delibashiq, babë dhe bir Elias dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, të cilët janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Ivanoviq ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail