BE-ja e shtyp Greqinë për kontroll të të dhënave të refugjatëve

Athinë, 3 shkurt 2016 (MIA) - Komisioni Evropian miratoi raport me të cilin rekomandon masa që të sigurohet se Greqia i kontrollon të dhënat e të gjithë refugjatëve me të dhëna nga bazat e të dhënave penale dhe t'iu sigurojë strehim derisa zgjat kontrolli.

Komisioni kumtoi se migrantët të cilët nuk i plotësojnë kushtet për t'iu dhënë mbrojtje, duhet në afat sa më të shkurtë të mundur të kthehen në shtëpitë e tyre dhe duhet të përforcohet edhe kontrolli i kufijve me ndihmën e pajisjes dhe infrastrukturës së re.

Greqia ka afat prej tre muajve për t'i plotësuar kërkesat e Komisionit dhe nëse nuk e bën këtë, Komisioni do të rekomandojë që anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian sërish të vendosin kontroll kufitar, me qëllim që të mbrohet Zona e Shengenit.

Pas presionit nga ana e BE-së, ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos mbrëmë deklaroi se forcat e armatosura  në vend do të përfshihen në ndërtimin e qendrave për regjistrimin e migrantëve dhe refugjatëve, të cilët arrijnë në Greqi nga Turqia fqinje.

Kamenos nënvizoi se "përfituesit" lokal pjesërisht janë përgjegjës për ngadalësimin dhe deklaroi se më askush nuk do të kërkojë nga migrantët nga pesë euro për t'i karrikuar telefonat me bateri ose katër euro për një shishe ujë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail