Tre të vrarë, tetë të plagosur mbrëmë në Elbasan

Elbasan, 4 shkurt 2016 (MIA) - Tre persona ende të paidentifikuar mbrëmë kanë hapur zjarr në drejtim të një lokali në zonën e Krastës, në afërsi të stadiumit "Elbasan Arena" në Elbasan, duke lënë 3 persona të vdekur dhe tetë të plagosur.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri u hap me një arme tip kallashnikov nga një automjet tip "BMW X5" në drejtim të lokalit.

Si pasojë e plumbave, kanë humbur jetën Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.

Ndërkaq, të plagosur mbetën: Arnold Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Bujar Reshka, Luan Muça, Ferit Muça dhe Ardian Zharri.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje lidhur me ngjarje të së shkuarës.

Pas ngjarjes tragjike, 6 nga të plagosurit janë transportuar me helikopter nga Elbasani drejt Spitalit të traumës në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia e shtetit shqiptar bëjnë të ditur se në ndihmë të efektivëve të Elbasanit kanë mbërritur dhe Forcat speciale RENEA,  FNSH e Tiranës dhe FNSH e Fierit. Po ashtu, menjëherë janë vënë në lëvizje dhe forcat policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat, Durrës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail