Në Hagë vdiq krimineli i luftës, gjenerali Zdravko Tolimir

Hagë, 9 shkurt 2016 (MIA) - Ish gjenerali i forcave ushtarake të Republikës Sërpska Zdravko Tolimir vdiq mbrëmë në qelinë e burgut në njësinë e paraburgimit në Tribunalin e Hagës.

Tolimir në prill të vitit të kaluar në Tribunalin e Hagës ishte dënuar me burg të përjetshëm për shkak të krimeve të luftës ndaj myslimanëve të Srebrenicës, të kryera në verë të vitit 1995.

Tolimir gjatë luftës ishte ndihmës për punë vëzhguese të sigurisë i komandantit të forcave të RS-së, Ratko Mlladiq.

Tolimir në vitin 2012 ishte dënuar me burg të përjetshëm për shkak të përgjegjësisë komanduese për viktimat në Srebrenicë, si dhe për vrasjen e personave kyçë në bashkësinë boshnjake në Zhepa, si ish ndihmës i Mlladiqit.

Ai ishte  arrestuar më 31 maj të vitit 2007 gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe RS-së, ndërsa në burgun e Tribunalit të Hagës është transferuar më 1 qershor të vitit 2007.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail