Në territorin e SHI-së në Siri jetojnë edhe të paktën 70 fëmijë nga BeH-ja

Sarajevë, 10 shkurt 2016 (MIA) - Në dy vitet e fundit së paku 70 fëmijë nga Bosnja e Hercegovina kanë përfunduar në Siri në territoret nën kontroll të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI), publikoi mbrëmë Televizioni i Federatës së BeH-së (FTV).

Sipas televizionit, këta fëmijë janë dërguar në Siri nga ana e prindërve të tyre, të cilët i janë shoqëruar SHI-së ose grupeve tjera islamike në këtë vend të Lindjes së afërt.

FTV emiton xhirime të personave të armatosur në uniforma të maskuara, të fotografuar në shkretëtirë, për të cilët pohoet se vijnë nga BeH-ja dhe se luftojnë në rradhët e grupeve islamike.

Nga viti 2014, mes qindra islamistë të cilët kanë shkuar në Siri janë edhe 29 çifte, të cilët me vete në rrugën pa kthim i kanë marrë edhe fëmijët e tyre, mes të cilëve ka pasur edhe vajza të moshës vetëm tre vjeçare, pohoi FTV.

Një pjesë e këtyre xhihadistëve janë paraqitur edhe në videot në të cilat në gjuhën boshnjake u bëjnë thirrje myslimanëve të BeH-së "që t'u bashkangjiten në xhihad". Një person i identifikuar si Mehdin Deliq madje në njërën nga porositë u bën thirrje bashkëmendimtarëve të kryejnë sulme vetëvrasëse në BeH.

Sipas FTV, një nga qendrat kryesore për rekrutimin e luftëtarëve të SHI-së në BeH është fshati Gornja Maoça në afërsi të Bërçkos.

Një numër i madh i burrave nga BeH-ja të cilët kanë shkuar në Siri atje edhe kanë vdekur, por nuk ka kurrfarë të dhëna se çka ka ndodhur pastaj me fëmijët e tyre, njofton FTV.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail