Bullgaria do ta propozojë Irina Bokovën për sekretare të përgjithshme të KB-së

Sofje, 10 shkurt 2016 (MIA) - Ministria bullgare e Punëve të Jashtme dërgoi letër deri te KB-ja me të cilën zyrtarisht e nominon drejtoreshën e përgjithshme të Organizatës për arsim, shkencë dhe kulturë të KB-së (UNESKO), Irina Bokova për sekretare të re të përgjithshme të Organizatës Botërore, njoftoi BTA.

Në kumtesën e Ministrisë theksohet se letrën me kandidaturë e nënshkroi shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.

Të hënën Sllovenia e parashtroi kandidaturën e ish presidentin sllovak Danilo Tirk për sekretar të përgjithshëm të KB-së, ndërsa në fillim të muajit Mali i Zi për këtë funksion e nominoi shefin e diplomacisë malazeze dhe ish kryeministrin, Igor Lukshiq.

Kandidat i Maqedonisë për sekretar të përgjithshëm të KB-së është ish ministri i Punëve të Jashtme dhe ambasador Sërgjan Kerim, ndërsa Kroacia e propozoi ish shefen e diplomacisë kroate, Vesna Pusiq.

Sekretarin e ri të përgjithshëm të KB-së, në pajtim me procedurën, do ta zgjedh Këshilli i Sigurimit të Organizatës Botërore, i cili pastaj do ta propozojë emërimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme.

Besohet se procedura do të mund të kryhet deri në vjeshtë. Mandati i sekretarit të përgjithshëm aktual skadon në fund të vitit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail