Janë rrëzuar dy ndërtesa në qendër të Stambollit

Stamboll, 12 shkurt 2016 (MIA) - Në qendër të Stambollit sot janë rrëzuar dy ndërtesa nga të cilat është një pesëkatëshe, ndërsa pushteti lokal kumtoi se beson se nuk ka të lënduar, transmeton Tanjug.

Paraprakisht mediat turke lajmëruan se është rrëzuar një ndërtesë pesëkatëshe dhe se druhet se ka të bllokuar nën rrënojat. Guvernatori i Stabollit, Vasil Shahin, deklaroi se beson se nuk ka viktima e as të lënduar gjatë fatkeqësisë.

Ndërtesat janë rrëzuar në rrugën e cila gjendet në afërsi të zonës këmbësorike dhe shoping-qendrës në lagjen taksim. Mediat turke kumtuan se katet më të larta nga ndërtesa pesëkatëshe ishin konvikt, përderisa në vetë hyrjen e ndërtesës kishte kafene.

Tani për tani nuk dihet arsyeja për fatkeqësinë. Në vendin e incidentit arritën një numër i madh automjetesh policore, zjarrfikës dhe automjete të ndihmës së parë të cilët për momentin kontrollojnë nëse nën rrënojat ka njerëz të bllokuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail