Athinë: Refugjatët në Idomeni duhet të shkojnë në Qendrat e pranimit

Athinë, 10 mars 2016 (MIA) - Refugjatët të cilët qëndrojnë në kampin e improvizuar në vendkalimin kufitar Idomeni duhet të pranojnë se kufiri mes Greqisë dhe Maqedonisë është mbyllur për ta dhe duhet të zhvendosen në qendrat e organizuara për pranim të migrantëve, deklaroi mbrëmë ministri grek i Rendit Publik, Nikos Toskas.

Ai theksoi se në qendrat për pranim, Greqia refugjatëve u ofron kushte më të mira për akomodim se sa në kampin në Idomeni, ku sipas vlerësimeve, nën stenda qëndrojnë rreth 14.000 persona.

"Greqia nuk mund t'u japë ndihmë serioze një numri aq të madh të njerëzve në atë vend", deklaroi Toskas për televizionin grek ERT.

Toksas paralajmëroi se autoritet do t'u shpërndajnë afishe refugjatëve në të cilat do t'i informojnë se nuk ka rrezik të shkojnë në veri drejt Evropës qendrore, për shkak se është më mirë të kalojnë në qendrat e organizuara për pranim, ku mund t'u ofrohet ndihmë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail