KE: Greqia është fajtore për skenare të tmerrshme me refugjatët në Idomeni

Bruksel, 10 mars 2016 (MIA) - Komisioni Evropian sot e theksoi Greqinë si fajtore për katastrofën humanitare që ndodh me refugjatët të bllokuar në vendin Idomeni në territorin grek në kufi me Republikën e Maqedonisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Zëdhënësi i Eurokomisionit, greku Margaritis Shinas, në pyetjen se çka do të bëjë Bashkimi Evropian për mijëra refugjatë të bllokuar të cilët përjetojnë katastrofë humanitare në territorin grek në kufirin me Maqedoninë dhe nëse do të vazhdojë me akuza të Austrisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera apo ky është faji i Greqisë dhe i BE-së, me përgjigje:

"Kush është përgjegjës?, Dhe kjo është katastrofë humanitare që ndodh në territorin e Republikës Helene dhe është e qartë se Greqia do të duhet të sigurojë përgjegjësi disproporcionale. Por, BE është aty pranë Greqisë. Financojmë, i kemi të gjitha resurset që nevojiten aty nga prizma të ndryshme, ndërsa së shpejti do të kemi edhe më shumë agjenci, organizata joqeveritare, UNHCR. Ne e ndajmë flustracionin se nuk mundet çdo ditë të ndih kjo dhe shpresojmë se këto skenarë nuk do të përsëriten dhe se e shohim kapitullin e fundit të kësaj periudhe. Nga e hëna, BE-ja ka një rrugë tjetër, ndryshimin e lojës siç tha Zhan Klod Junker dhe shpresojmë se me këtë paramarrëveshjeje me Turqinë do të kemi sistem që do të na lejojë ta ndryshojmë lojën në terren, ta shkatërrojmë biznesin e kontrabandimit", potencoi zëdhënësi S'hinas.

Zëdhënësi i Eurokomisionit shtoi se për Brukselin është me rëndësi të gjendet ndihmë urgjente humanitare dhe lehtësim për skenarë të tmerrshme për të cilat jemi dëshmitarë në Idomeni. Kjo është precize pasi në kohë rekorde është mundësuar që Agjencia Evropiane për Ndihmë Humanitare (EKO) të mund të veprojë në BE, pasi EKO është çdo herë e strukturuar të merret me situata të këtilla në vende të treta.

Lidhur me mbylljen e rutës së migrantëve nëpër Ballkanin Perëndimor dhe se si ajo po ndodh, zëdhënësja e KE-së e angazhuar për çështje të migrimit; Natasha Berto, potencoi se pikat e kontaktit të vendeve përgjatë rutës dje kanë theksuar se së pari Sllovenia ka bërë zbatimin e kodit kufitar të Shengenit, pastaj e ka ndjekur Kroacia politikën e Sllovenisë, ndërsa Maqedonia dhe Serbia kanë konfirmuar se e kanë përshtatur politikën e vet sipas atyre vendeve anëtare të BE-së.

"Ne flasim për KE-në dhe mendoj se ishim të qartë se nuk varet prej nesh, por liderët e vendeve të BE-së vendosën në Samitin me Turqinë të hënën me fjalimin se "lëvizja e refugjatëve përgjatë rutës së migrimit nëpër Ballkanin Perëndimor ka përfunduar" - ishte decide zëdhënësja Berto.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail