Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij e fillojnë turneun nëpër Ballkanin Perëndimor

Trashëguesi i fronit të Britanisë së Madhe, princi Çarls nga Uellsi dhe bashkëshortja e tij Kamilla Parker, dukesha nga Kornvoli, sot nga Zagrebi e fillojnë turneun në vendet e Ballkanit Perëndimor - Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, me qëllim të promovimit të paqes, pajtimit, ripërtërirjes dhe mbështetjes për të rinjtë, transmeton BTA.

Sot ata do të kenë takime me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq dhe me kryeministrin Tihomir Oreshkoviq, ndërsa është paraparë edhe që të marrin pjesë në kremtimin në Teatrin Popullor me rastin e 70-vjetorit nga formimi i Këshillit britanik në Kroaci.

Nesër çifti mbretëror do ta vizitojë qytetin Osiek, ku do të marrë pjesë në takim me komunitete të ndryshme lokale fetare dhe etnike.

Kjo është vizita e dhjetë e princit Çarls në këtë rajon, ndërsa vizita e parë e dukeshës nga Kornvoli.

Ai për herë të parë i vizitoi Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe BeH-në në vitin 1978. Deri më tani Bosnjë e Hercegovinën e ka vizituar katër herë, Kroacinë - katër herë, Maqedoninë dhe Kosovën një herë.

Turneu i tyre do të zgjasë deri më 19 mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail