Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Serbi

Beograd, 24 prill 2016 (MIA) - Qytetarët e Serbisë sot votojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme për anëtarë të përbërjes së re të Kuvendit Popullor, ku pritet fitore e bindshme e koalicionit të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq.

Anketa e funidt e opinionit publik, e zbatuar nga agjencia "ProPoziv" tregon se 50.3 për qind nga votuesit votën e tyre në zgjedhje do t'ia japin koalicinit SNS.

Sipas anketës, larg pas fituesit absolut të zgjedhjeve do të gjendet blloku i koalicionit të partnerëve të SNS-së, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq me 11.4 për qind dhe Partia Radikale Serbe (SRS)  e Voisllav Sheshelit me 8.2 për qind.

Përderisa realizohen këto parashikime, partia e Vuçiq do ta realizojë deri më tani fitoren më bindëse në zgjedhjet parlamentare që nga formimi i saj. Deri më tani suksesi i saj më i madh ishte në vitin 2014, ku realizoi 48 për qind të votave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail