Kluni e kryesoi marshin pëer vrasjen e armenëve në Perandorinë Otomane

Erevan, 24 prill 2016 (MIA) - Aktori hollivudian, Xhorxh Kluni e kryesoi sot në Erevan marshin me rastin e 101-vjetorit të vrasjeve të armenëve në Perandorinë otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në marshin komemorativ në Kompleksin memorial në përkujtim të viktimave të kryeqytetit Erevan morën pjesë më shumë mijëra persona.

Aktori hollivudian, aktivist i të drejtave të njeriut i cili angazhohet që kjo masakër të njihet si gjenocid, dje udhëtoi për në Armeni.

Ai bashkë me presidentit armen Serzh Sarksian dhe mijëra armenë vendosën lule në Qendrën memoriale, ndërsa në kishat në mbarë Aremninë u mbajtën përkujtimore.

"Ky gjenocid është pjesë e historisë armene dhe pjesë e historisë botërore, dhe jo vetëm dhimbje e një kombi", tha ai pas ardhjes në Erevan.

Armenia dhe armenët në mbarë botën sot e shënojnë përvjetorin e fillimit të vrasjeve masovike të armenëve në Perandorinë Otomane në vitin 1915.

Para njëqind e një viteve në Luftën e Parë Botërore janë vrarë 1,5 milionë armenë, sipas autoriteteve armene, të cilët këto vrasje i quajnë gjenocid.

Turqia, nga ana tjetër, e konteston numrin e viktimave dhe  përgënjeshtron se armenët u janë nënshtruar gjenocidit.

Vrasja e mbi 200 intelektualëve armenë më 24 prill të vitit 1915 konsiderohet si fillimi i vrasjeve masovike.

Shumica e historianëve këto vrasje i quajnë gjenocid.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail