Erdogan për vizitë në Kroaci

Zagreb, 26 prill 2016 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të udhëtojë sot për vizitë dyditore në Kroaci, ku do të ketë takime me kreun shtetëror kroat, ndërsa do të mbahet edhe forum ekonomik në të cilin do të marrin pjesë presidentët e dy shteteve dhe qindra ekonomistë.

Në takimin e liderëve të Kroacisë dhe të Turqisë do të bisedohet për çështje bilaterale, për krizën e refugjatëve, luftën kundër terrorizmit dhe ekonomisë.

Mediat kroate theksuan se Turqia pret nga Kroacia mbështetje të fuqishme për vazhdimin e negociatave për hyrje në BE.

Pritet se në takimin midis përfaqësuesve politikë të Turqisë dhe Kroacisë në Zagreb do të marrin pjesë edhe anëtarë të Kryesimit të BeH.

Vizita e Erdoganit në Zagreb, siç vlerësohet, ka dimension më të rëndësishëm politik, para së gjithash rreth krizës së refugjatëve dhe luftës kundër terrorizmit.

Gazeta e Zagrebit "Jutarnji list" shkruan se presidenti i Turqisë në Zagreb vjen pas ardhjes pothuajse të papritur dhe dramatike të shefit të CIA-s, Xhon Brenan javën e kaluar në Sarajevë, si dhe vizitën e pardjeshme të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Donald Tusk në Turqinë Jugore.

Merkel dëshiroi të bindet me kampin e refugjatëve në kufirin me Sirinë, nëse Turqia në mënyre të dobishme do t'i shfrytëzojë gjashtë miliardë eurot e premtuara për refugjatët.

Filluan pagesat e para të institucionit të sapoformuar të BE-së për refugjatët në Turqi, ndërsa për Merkelin është shumë e rëndësishme të marrë garanci nga Turqia për bashkëpunimin e ardhshëm.

Për Kroacinë gjithçka që ndodh në kufirin turko-grek në këtë moment është me rëndësi të jashtëzakonshme, pasi që realizimi i marshrutës së refugjatëve përmes Kosovës dhe Malit të Zi deri në jug të Kroacisë do të ishte shkatërrimtare për sezonin turistik.

Ndryshe, Erdogan në Zagreb do të udhëtojë nga Baku, ku merr pjesë në Forumin e shtatë global të Lidhjes së civilizimeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail