Ballkani Perëndimor në listën e "vendeve të sigurta"

Bruksel, 30 prill 2016 (MIA) - Parlamenti Evropian filloi procedurë për krijimin e një liste të përbashkët evropiane të "vendeve  të sigurta" në fqinjësinë e saj, ku duhet të gjenden shtatë shtete gjegjësisht rajoni i tërë i Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Nëse miratohet lista ajo do të thoshte se qytetarët e atyre shteteve nuk do të mund të marrin azil në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. PE me këtë shpreson se me listën do të zvogëlohet presioni nga azilkërkuesit në vendet-anëtare të BE-së.

Sipas të dhënave të FRONTEKS-it, vetëm vitin e kaluar dhe vetëm nga Kosova në BE kanë mbërritur dhe kanë kërkuar azil 24.000 persona.

Komiteti për drejtësi dhe liri të qytetarëve në PE e ngritën nismën për krijimin e "vendeve të sigurta nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Nisma është në fazën fillestare dhe priten polemika kush dhe si i përmbush kriteret që të gjendet në listë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail