Në Greqi trazira politike për of-shor kompani të ministrave dhe deputetëve

Athinë, 29 maj 2016 (MIA) - Të gjitha partitë opozitare greke shprehën pakënaqësi në lidhje me amendamentin e ri të Qeverisë së SYRIZA-s dhe Grekëve të Pavarur (Anep) në nenin 178 nga Ligji, të cilin Parlamenti grek e votoi para  disa ditësh, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Siç zbuloi gazeta "Proto tema", në pajtim me këtë amendament, deputetëve dhe ministrave u është e lejuar të posedojnë of-shor kompania derisa selia e tyre gjendet në vendet të cilat "bashkëpunojnë me tatime", madje edhe nëse këto vende janë të ashtuquajtur "oaza tatimore" siç janë Ishujt Kajman.

Partitë opozitare konsiderojnë se amendamenti i parashtruar është me prapavijë politike dhe iu jep mundësi anëtarëve të Qeverisë së SYRIZA-s dhe Anep-it të posedojnë of-shor kompani dhe në të njëjtën kohë i "dekriminalizon" veprat paraprake.

Para amendamentit, Ligji konkret qartë tregoi se ministrave dhe deputetëve nuk u lejohet të marrin pjesë në of-shor kompani, gjegjësisht forma me seli në vendet të cilat "nuk bashkëpunojnë me tatime", kanë regjim favorizues tatimor dhe mundësojnë evazion fiskal.

Megjithatë, me këtë amendament deputetëve dhe ministrave u lejohet të marrin pjesë në of-shor kompani derisa selia e tyre gjendet në vendet të cilat "bashkëpunojnë me tatime".

"Prandaj, prej tash e tutje, deputetëve dhe ministrave do t'u lejohet të posedojnë of-shor kompani në vendet me regjim favorizues tatimor, të titulluara si 'oaza tatimore', duke i përfshirë edhe Ishujt e virgjëra britanike, ishujt e Bermudeve dhe Kajmane... ku shkalla tatimore lëviz prej 50 deri në 100 për qind më pak nga shkalla e tatimeve në Greqi", shkruan "Proto tema".

Zbulimi i gazetës se politikanëve iu lejohet të posedojnë of-shor kompani shkakton "stuhi" politike në Greqi.

Partia e përgjithshme opozitare Demokracia e Re dha një kumtesë në të cilën thuhet se "partia që i ka ''vjedhur' votat e popullit grek në emër të moralit dhe transparencës, bart ligje në fushën në atë që deputetët të posedojnë of-shor kompani". Në kumtesë DYRIZA quhet parti "e turpshme" e "urrejtjes dhe ndarjeve".

Partia e Koalicionit demokratik, e përbërë nga PASOK dhe Dimar i bëri thirrje Qeverisë greke menjëherë ta tërheqë nenin 178 nga ligji.

Partia Komuniste Greke (KKE) kumtoi se neni nga ligji jo vetëm që iu mundëson deputetëve dhe ministrave të kenë of-shor kompani, por, gjithashtu, e hap rrugën për ligjësimin e firmave më të vjetra në pronësi të politikanëve.

Potami e akuzoi Qeverinë për "pastrim të politikanëve të cilët kanë of-shor kompani dhe do të përfitojnë një në të ardhmen".

Partia Unioni i centralistëve kumtoi se Qeveria ka bërë vepër penale me nenin nga ligji, derisa Agimi i Artë bëri thirrje për tërheqje urgjente të nenit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail